Kultura

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Rama ndan pamjet: Laborator krijimtarie për fëmijë dhe të rinj, rilindja e një hapësire moderne! (VIDEO)

26 Gusht, 08:15| Përditesimi: 26 Gusht, 11:00

  • Share

Godina e Qendrës Kombëtare e Kulturës për Fëmijë që po ndërtohet në Parkun e Liqenit në Tiranë do të kthehet në një qendër unike në rajon.

Hapësirë moderne me të paktën 7 mijë metra katrorë, ku nuk do të mungojnë amfiteatri, auditorët, klasa për arte dhe inovacion. Një laborator krijimtarie për fëmijët e të rinjtë, e cilëson kryeministri Edi Rama me një video-postim në Facebook nga kantieri i punimeve.

“Mirëmëngjes! Dhe nga kantieri i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, që po rilind si një hapësirë moderne pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë, me një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë, auditore e klasa për artet dhe inovacionin, e cila do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më herët ishte ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, që i kushtoi një video-postim kantierit të punimeve dhe përshkrimit të investimit të ri në kryeqytet, i dedikuar për fëmijët.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?