Ne foto Alda Bardhyli

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit çel konkursin “Libri i karantinës”

1 Prill 2020, 12:58| Përditesimi: 1 Prill 2020, 13:01

  • Share

Ditët e karantinës mund të jenë ditë frymëzuese për shkrimtarët, që tashmë kanë më shumë kohë për t’iu përkushtuar shkrimit. Historia e letërsisë botërore tregon për autorë që i shfrytëzuan kohët e izolimit për të shkruar kryevepra letrare. Nga Shekspiri, Çehovi, Bokacco, Pushkini, Tomas Manni etj., kanë shkruar vepra të rëndësishme të krijimtarisë së tyre gjatë këtyre ditëve të vështira.

 “Këto kohë jo të lehta për të gjithë, mund të jenë frymëzuese për letërsinë e cila gjithnjë ka treguar se di ti shndërrojë izolime të tilla në vepra të mëdha. “Libri i Karantinës” është një konkurs i cili fton gjithë autorët shqipfolës të shkruajnë vepra në prozë. Konkursi do të jetë i hapur deri më 15 maj dhe do të gjykohet nga një juri me profesionistë të fushës”, thotë Alda Bardhyli, drejtore e QKLL.

Sipas saj ky konkurs është një ftesë për të shkruar vepra në shqip i cili përkon dhe me muajin prill që është dhe muaji i letërsisë. Vepra më e mirë e këtij konkursi do të botohet nga QKLL.

Mbështetja e letërsisë dhe autorëve shqiptarë është në fokus të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Me nisjen e izolimit për shkak të pandemisë QKLL ka nisur fushatën e leximit, duke na ftuar që këto ditë të vështira t’i shohim si një mundësi për t’u kthyer te libri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?