Disa talebanë ekstremist pakistanezë kanë sulmuar rojet e qendrës kundër terrorizmit e vendsor në pjesën veriperëndimore të Pakistanit dhe kanë arritur t’i rrëmbejnë armët policisë dhe të posedojnë ndërtesën.
Militantët në qendrën e paraburgimit në Bannu, gjithashtu morën peng policinë dhe të tjerë brenda objektit. Lajmin e bëri të ditur Mohammad Ali Saif, zëdhënës i Qeverisë pakistaneze. Zyrtarët thanë se burgu kontrollohej nga 30 luftëtarë pakistanezë dhe janë kapur deri në 10 pengje.
Në fund të nëntorit, talebanët në Pakistan njoftuan vendimin e tyre për përfundimin e armëpushimit që arritën me Qeverinë në qershor, dhe urdhëruan rikthimin e sulmeve. Tehreek-e-Taleban Pakistan (TTP), një entitet i ndarë nga talebanët në Afganstan, por që ndan ideologji të ngjashme islamike, ka qenë përgjegjës për dhjetëra sulme të dhunshme dhe qindra vdekje në mbarë Pakistanin që nga viti 2007. Luftëtarët e këtij grupi që nga viti 2010 vijnë në Pakistan dhe fillojnë sulmet, aq më tepër tani janë inkurajuar edhe më shumë me kthimin në pushtet në Kabul të talebanëve afganë.
TTP dhe Qeveria pakistaneze arritën një marrëveshje armëpushimi në qershor, por të dyja palët vazhdimisht kanë pretenduar se pala tjetër ka shkelur marrëveshjen dhe kanë pasur disa përleshje.