Qendra operacionale, monitorim real rrezikut kibernetik! AKCESK me 25 punonjës, kapin sulmet në kohë reale para goditjeve

15 Shtator 2023, 16:24| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 19:48

  • Share

Siguria kibernetike e Shqipërisë sot rankohet në nivelin e partnerëve që pas krijimit të Qendrës Operacionale për Sigurinë Kibernetike, AKCESK.

Ky institucion me dy dhoma sigurie ka 25 punonjës që monitorojnë kërcënimet dhe kapin sinjalet e alertit kibernetik ato nga më profesionalet para se sulmi të ketë goditur sistemet online publike dhe private.

Në monitorim janë strukturat kritike si aeroportet, portet, pikat e kalimit kufitar, sistemet me të dhëna sensitive, spitalet, sitet e shërbimit deri tek subjektet private si bankat. Salla e operacionale e sigurisë së lartë merr alertet, i analizon bën filtrin e informacionit dhe në rast se një sulmi të vështirë situata kalohet tek ekspertët analizës së thelluar për ndërhyrje të menjëhershme.

Përmes të ashtuquajturës diplomaci kibernetike komunikohet në kohë reale me partnerët për llojin e sulmit, vendin dhe përgjigjen ndaj atakut. Qasje e re e sigurisë ka shkuar në nivelin e kapjes së sulmit para se ai të ndodhë dhe kundërpërgjigja e mbrojtjes.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 15/09/2023 18:02

    Kjo eshte puna me me mend e Qeverise Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?