FARKË-Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim në Facebook ku njofton për përmbylljen e investimeve në Qendrën Shëndetësore të Farkës së Madhe, duke e renditur këtë si një nga 400 qendrat shëndetësore dhe ambulancat që janë rinovuar dhe modernizuar si pjesë e një programi kombëtar për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore në Shqipëri.
Në postimin e tij, Rama thekson se ky program ka për qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore për 1.6 milionë qytetarë, duke përmirësuar aksesin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në nivelin më të afërt me komunitetin.
Rilindëm 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, duke garantuar shërbime cilësore për 1.6 milionë qytetarë-thotë Rama në postim.
Sipas të dhënave deri më tani, në kuadër të këtij programi janë rinovuar mbi 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, që pritet të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Komente
