Deputeti socialist, Erion Braçe ka publikuar një fotografi nga qendra shëndetësore në Këmishtaj, Lushnje nga ku mund të shihet qartë që për shkak të ujit të mbledhur në oborr nga shirat është bërë i pakalueshëm.
Në këtë mënyre ai ka denoncuar rastin, duke theksuar edhe faktin se është munduar me çdo mënyrë duke i bërë thirrje drejtuesit të kompanisë nën kontratë të korrigjoi problemin, por asgjë nuk ka ndryshuar.
Braçe lë të kuptojmë se thirrjet e tij nuk kanë pasur sukses, ndërs shton se ka mbetur vetëm një gjë “ Kontaktuesit të mos marrin në dorëzim objektin pa u rregulluar çdo gjë”.