Qendra shëndetësore në Torovicë e amortizuar, mbulohet nga lagështira! Banorët: As stallë nuk mund ta quash

24 Dhjetor 2021, 09:50| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 09:59

  • Share

Godinë tërësisht e amortizuar, lagështi dhe asnjë kusht sanitar është gjithçka që mund të shohësh në qendrën shëndetësore të fshatit Torovicë në Lezhë, ku marrin shërbim rreth 1 mijë banorë. Kjo godinë nuk plotëson asnjë kusht për funksionin që ka. Muret janë mbuluar nga lagështira në të gjithë anët e në disa pjesë ka rënë edhe savaja, ndërsa mungon dhe uji duke rrezikuar seriozisht shëndetin e pacienteve dhe personelit mjekësor.

Banorët e Torovicës thonë se kjo problematike është evidente prej shumë kohësh dhe apelojnë për zgjidhje.

"Qendra shëndetësore është për faqe të zezë, mund ta verifikoni vetëm qendër shëndetësore nuk mund t'u thuash. Mjekët dhe infermierët janë shumë të mirë, por kushtet që janë skandaloze", tha një qytetar.

"Në këto kushte bluzat e bardha japin ndihmën sa kanë mundësi nuk kemi ankesë. Ankesa qëndron nga ana sanitare, mungon ujin, klima për të sëmurin, nuk ke ku qëndron, ku ulesh. Kjo ndërtesë është rikonstruktuar njëherë para disa vitesh, por puna ka qenë pa cilësi. As stallë nuk quhet, jo më qendër shëndetësore që s'mund të jetë", tha një qytetar tjetër.

Sipas burimeve Qendra Shëndetësore e Torovicës nuk do jetë pjesë e investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi rikonstruksioni është marrë përsipër nga Bashkia Lezhë përmes donacioneve, por ende nuk dihet se kur do të nisë ndërhyrja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?