Qendra Shëndetësore në Vaqarr e rinovuar, qytetarja: Kam 6 vjet që kam dalë në pension, do të doja të punoja këtu

21 Dhjetor 2020, 11:24| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 11:34

  • Share

Qendra shëndetësore në Vaqarr tashmë ka kushte më të mira për t'u dhënë shërbimin qytetarëve, pas rinovimit.

Këtë kanë treguar qytetarët të cilët ndodhen pranë qendrës për të marrë shërbim.

"Qendra shëndetësore ka ndryshuar shumë. Edhe pse kam 6 vjet që kam dalë në pension do të doja të punoja këtu në këto kushte të tilla", thotë një qytetar.

"Qendra ka qenë në kushte shumë të këqija, por tani është bërë në kushte shumë të mira. Me kushte shumë të mira", shton një tjetër.

"Përshtatja e ambientit brenda dhe jashtë është më se e dukshme për të dhënë një shërbim sa më cilësor për pacientët e komunitetit tonë", thotë një mjeke.

Videoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama i cili thotë se infermierët, mjekët dhe banorët e qendrës e dëshmojnë më mirë ndryshimin në ambulancë.

"Mjekët, infermierë dhe vetë banorët e Vaqarrit, në periferi të Tiranës e dëshmojnë më mirë se kushdo ndryshimin në ambulancën e tyre, e rindërtuar me standardet më të mira gjatë këtyre muajve të epidemisë. Vijojmë rimëkëmbjen e shërbimit shëndetësor parësor në çdo cep të vendit, pa e ndalur punën, teksa përballemi me sfidën e madhe të pandemisë #Covid19", shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?