Qendrat shëndetësore verore të hapura në bregdet dhe zonat turistike të vendit qëndruan të hapura nga 1 qershori deri në 30 shtator.
Përmes një postimi në faqen zyrtare Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë kësaj periudhe mbi 83 800 pushues që zgjodhën bregdetin dhe zonat turistike të Shqipërisë u trajtuan në këto qendra.
“Falë punës së mjekëve, infermierëve dhe teknikëve tanë, gjatë periudhës qershor - shtator 2025 janë trajtuar mbi 83,800 pushues që zgjodhën bregdetin dhe zonat turistike të Shqipërisë.
36 qendra shëndetësore verore kanë ofruar kujdes shëndetësor 24/7, duke siguruar akses të shpejtë për pushuesit vendas dhe të huaj.
Mirënjohje për të gjithë ekipet mjekësore që kontribuan me përkushtim në këtë sezon”, shkruan në faqen zyrtare Ministria e Shëndetsisë.
Komente
