Ana Brnabiç

Qëndrimi i ftohtë me Ramën, Kryeministrja e Serbisë: Nuk mund të jem e përzemërt me një njeri që kërkoi sanksione për Serbinë

16 Tetor 2023, 22:09| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 22:55

  • Share

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç pati një përshëndetje të ftohtë dhe protokollare me kryeministrin Edi Rama në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit në Tiranë. Për qëndrimin e saj të akullt ajo u shpreh që vjen prej faktit se Rama kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Kjo sipas saj, nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe as me atë që po bëhet me iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Brnabić u përgjigj se “ndjehej kështu dhe se nuk mund t’i thoshte lamtumirë përzemërsisht njeriut që bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë .

Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë, si me të gjithë në rajon. Nuk jemi thjesht politikanë, jemi edhe njerezorë. Dhe keshtu ndihem, nuk jam e kenaqur, nuk e di pse e ka bere, nuk ka fare kuptim, nuk eshte ne perputhje me marredheniet e mira fqinjesore apo ne perputhje me iniciativën e Open Balkan”, tha Brnabić.

Pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare, por e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë. Por në një reagim për medien Serbe Brnabiç tha se ka qenë e pranishme në foton familjare, megjithëse në foton e publikuar në faqen e Këshillit Evropian, mungonte.

Kryeministrja e Serbisë s’mori pjesë pasi fotoja u realizua me flamujt e vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe flamuri i Kosovës dhe ky i fundit duket hapur se ka bezdisur kryeministren serbe. Për të njëjtën arsye, rreth dy javë më parë edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk mori pjesë në foton familjare në ministerialin e Ministrave të Jashtëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. 


Lajmi kryesor:

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Michel garant Rajonit: Zgjerimi brenda 2030, BE do e mbajë premtimin! Rama: Mbështetja ekonomike s'është realizuar


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?