Vjosa Osmani dhe Recep Erdogan

Kosova & Rajoni

‘Qëndroi gjithmonë pranë Kosovës’, Osmani takohet me presidentin Erdogan: Turqia partner kyç për paqen në rajon

11 Prill, 17:20| Përditesimi: 11 Prill, 17:34

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në Antalia.

Lajmi është bërë me dije nga vet Osmani, ndërsa ata u takuan gjatë punimeve të Forumit Diplomatik të Antalias në Turqi, i cili u çel sot dhe mbyllet më datën 13 prill.

Presidentja e Kosovës ka ndarë disa momente në rrjete sociale nga takimi me homologun turk, teksa shkruan se Erdogan është lideri që i qëndroi gjithmonë pranë Kosovës në çdo sfidë dhe çdo etapë të shtetndërtimit.

‘Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët. Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë.

Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen’, shkruan ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?