Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është kthyer në shtëpi. I shtruar një muaj më parë në 'Spitalin Humanitas' në Rozzano (pranë Milanos) për shkak të pneumonisë, ish-presidenti i Interit u lirua nga spitali të shtunën në mëngjes dhe u kthye në apartamentin e tij në qendër të Milanos. Në ditët e para, mjekët u detyruan ta transferonin në kujdes intensiv dhe ta intubonin për një javë.
Moratti e ka kapërcyer periudhën e vështirë
Me kalimin e javëve, gjendja e tij u përmirësua gradualisht. Moratti iu përgjigj pozitivisht trajtimit, duke u rikthyer përfundimisht në gjendje stabël dhe duke lënë spitalin.
Moratti është një figurë historike në futbollin italian dhe presidenti i fundit që udhëhoqi Interin drejt titullit evropian me tripletën e vitit 2010. Tanimë ai ka lënë pas periudhën më të vështirë me shëndetit.
Komente
