Foto ilustruese

Qëndroi larg rrjeteve sociale për 6 vite, i riu amerikan fitoi bastin me nënën e tij dhe 'futi lekët në xhep'

23 Shkurt 2022, 19:06| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 19:08

  • Share

E kush nuk i pëlqen bastet sidomos kur “fshehin” edhe çmim pas fitores? Sivert Klefsass fitoi 1800 dollarë, pasi qëndroi larg rrjeteve sociale për 6 vite.

I riu amerikan ia arriti të qëndronte larg rrjeteve sociale për 6 vjet, pas një basti që vendosi me nënën e tij kur ishte 12 vjeç.

Sivert Klefsaas, pranoi sfidën e nënës së tij Lorna Goldstrand Klefsaas në 2016 se po të qëndronte deri 18 vjeç larg rrjeteve sociale do të fitonte 1800 dollarë.

“Mendova se ishte diçka fantastike. Çfarë janë 6 vjet për mua”, tregon Sivert atë që mendonte në momentin e vendosjes së sfidës. Më 19 shkurt, ai e përfundoi afatin e sfidës dhe futi në xhep 1800 dollarë.

Nëna e tij, Lorna tregon se për këtë gjë u frymëzua nga një emision në radio ku kishte dëgjuar një nënë që i kishte propozuar vajzës së saj 16-vjeçare të qëndronte 4 vjet larg rrjeteve sociale për 1600 dollarë.

Po ju a do të pranonit të qëndronit larg rrjeteve sociale për 6 vite?

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?