Momenti emocionues mes vajzës dhe qenushit të saj

Bota

Qëndruan larg për 18 muaj për shkak të pandemisë, e reja dhe qenushi i saj ribashkohen dhe ‘rrëmbejnë’ zemrat e shikuesve

6 Maj 2021, 12:59| Përditesimi: 6 Maj 2021, 13:06

  • Share

Videoja emocionuese e ribashkimit mes një vajze dhe qenushit të saj pas 18 muajsh po “rrëmben” zemrat e shikuesve kudo rreth botës.

Mikayla Neil, 22 vjeç dhe qenushi i saj Tess kanë qenë “viktima” të masave shtrënguese anti-COVID, pasi për shkak të pandemisë nuk u takuan për plot 18 muaj.

Tess e ka njohur menjëherë Mikaylan, pavarësisht se nuk e kishin takuar njeri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë.

22 vjeçarja ka qëndruar në Zelandën e Re përgjatë kohës së pandemisë, dhe vetëm tani pati mundësi të kthehej në shtëpinë e saj në Australi.

Qentë janë miqtë më të mirë të njeriut! Ata shprehin ngrohtësinë dhe dashurinë e tyre në forma të ndryshme, por gjithmonë kanë mënyrën e tyre për të fituar zemrat tona.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?