Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për qytetarët pasi në shumë raste qentë që lëvizin tufë, bëhen mjaft agresiv.
“Qentë endacak janë shumë rrezik për fëmijët e shkollës dhe ata të vegjlit. Shteti duhet t’i kap ose t’i eliminoi” një qytetar.
Megjithëse shpeshherë nga Bashkia janë ndërmarrë nisma për grumbullimin apo largimin e qenve pa zot nga zonat urbane, sërisht situata çdo vit vijon të mbetet e njëjtë, madje këto lloj kafshësh shtohen gjithmonë e më shumë.