Foto ilustruese

Kronikë

Qeni fundos 36-vjeçarin që po tentonte të trafikonte kanabis në Greqi

13 Janar 2020, 17:53| Përditesimi: 13 Janar 2020, 18:42

  • Share

SARANDË-Policia Kufitare në Qafë Botë ka goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë duke sekuestruar 36 kg kanabis dhe arrestuar poseduesin. I arrestuari është E. K. 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë.

Droga u zbulua në pjesën e bagazhit në një vend të hapur posaçërisht pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjetin tip "Peugeot”. Materialet do t’i referohen prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?