Qeni i plagosur në operacionin ushtarak amerikan kundër kreut të ISIS al-Bagdadi është mbuluar me lëvdata nga presidenti amerikan Donald Trump dhe krerët e ushtrisë amerikane.
“Qeni i mrekullueshëm ka bërë në Siri një punë të mrekullueshme” – ka shkruar në Twitter Trump dhe ka publikuar një foto.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Mark Milley theksoi se qeni kishte bërë një punë të jashtëzakonshme. “Pasi u plagos, kafsha tashmë është në rrugën e shërimit të plotë” – tha gjenerali amerikan në washington.
Ai nuk tregoi as emrin dhe as racën e qenit. Ne – tha ai ruajmë identitetin e qenit. Por është mësuar se kafsha është qen stani i racës belge. Kjo lloj race përdoret shpesh në operacionet e ushtrisë amerikane.
Qeni hero e ndoqi nga pas liderin e ISIS në tunelet e errët e të pafund ku al-Bagdadi u detyrua të shpërthente jelekun e tij me lëndë ekspolzive, duke vrarë veten dhe tre fëmijët dhe ku u plagos edhe qeni që u nxorr jashtë nga ushtarët amerikanë.
Ministria e Mbrojtjes e SHBA, deklaroi se mbeteje e trupit të shefit të ISIS u shpërndan në det të hapur. Milley deklaroi vetëm se eleminimi i kufomës së al-Bagdadi ishte bërë në “mënyrë të përshtatshme”. Edhe kufoma e liderit të Al kaedës, Osama Bin Laden, i cili u vra në një operacion ushtarak në Pakistan në vititn 2011, gjithashtu u varros në det.
Lajmi kryesor: