Foto nga momenti i shpëtimit

Qeni i bllokuar në akull, 2 oficerët e policisë në Spanjë bëjnë gjestin human për ta shpëtuar (VIDEO)

10 Dhjetor 2021, 12:11| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 12:13

  • Share

SPANJË- E kujt nuk i formohet një buzëqeshje në fytyrë kur sheh një gjest human të bukur?

Shumë buzëqeshje kanë shpërndarë 2 oficerë policie në Spanjë të cilët u futën në një rezervuar të ngrirë për të shpëtuar një qen të bllokuar, ndërsa temperatura kishin arritur “fundin”. Duke i pastruar rrugën nga akujt, dy policët ndihmuan qenin të dilte i sigurt jashtë.

Momenti i ëmbël i cili është regjistruar në video është shpërndarë kudo në internet.

Po ju a do të bënit të njëjtën gjë?

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?