Sociale

Qeni dhunohet barbarisht në Shkodër, hidhet në qese plehrash bashkë me pulat e ngordhura, në gjendje kritike (VIDEO)

27 Gusht, 18:25| Përditesimi: 27 Gusht, 18:38

  • Share

Rastet e dhunës ndaj kafshëve po shtohen në vendin tonë. Rasti më i fundit është në lagjen Kiras, në Shkodër, ku është gjetur një qen i masakruar, i futur brenda një qeseje plehrash bashkë me disa pula të ngordhura.

Dyshohet se kafsha kishte sulmuar pulat e pronarit, i cili ka zgjedhur ta ndëshkojë në mënyrën më çnjerëzore duke e rrahur.

 Ai u gjet nga vullnetarë të organizatës “Animals Need Me” pranë kazanit të plehrave dhe u dërgua menjëherë në një klinikë veterinare, ndërsa pamjet e ngjarjes janë tronditëse, duke treguar qartë dhunën barbare me të cilën është trajtuar qeni.

Mjekët konfirmojnë se kafsha ka fraktura të shumta dhe ndodhet në gjendje kritike. Gjendja e tij është aq e rëndë sa vetëm një mrekulli mund t’ia shpëtojë jetën.

Organizata “Animals Need Me” kërkon reagim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit dhe fton çdo person që ka informacion për autorin të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje makabre.

'Qen i rrahur brutalisht, i hedhur për të vdekur në një qese plehrash bashkë me pulat. Ngjarja ka ndodhur në Kiras. Kërkojmë dëshmitarë. Pamjet janë mjaft të rënda dhe ju kërkojmë ndjesë për këtë. Por e vërteta duhet dokumentuar dhe ekspozuar. Kemi mbërritur në një pikë kritike si shoqëri, ku çdo ditë jemi dëshmitarë të abuzimit të pashoq me kafshët.

Vullnetari jonë ka pikasur këtë qen të shkretë pranë kazanit të plehrave në Kiras. Ishte hedhur bashkë me pulat të cilat si duket i ka sulmuar. Pronari i tyre e ka dënuar gjithashtu me vdekje "fajtorin". Qeni ka fraktura të shumta dhe është në gjendje shumë të rëndë. Pavarësisht kujdesit veterinar, vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë. Ky akt makabër meriton ndëshkim sipas ligjit në fuqi. Na ndihmoni të bëjmë një kallëzim penal ndaj autorit', thotë organizata.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 28/08/2025 06:37

    Qeni i bardhe a qeni i zi, qen se qen tha emri i tij or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Iris: 28/08/2025 02:56

    Ja dhe Shkodra e kultures,e tregoi veten! Se pari,si lejohen akoma te mbahen pula ne qytet?! Se dyti,policia te kontrolloje kamerat e zones.Dhe na informoni per gjendjen e qenit,shpresojme qe te shpetoje!

    Përgjigju
  • XXX: 28/08/2025 00:03

    Ngushllimet me te since rta per pulat ! Rrofte i zoti ! Sherim te shpejt qenit e hangert te zotin e pulite!

    Përgjigju
  • Den: 27/08/2025 20:15

    Mbrohet qeni qe hengri pulat Fajin e kane pulat qe u hengren dhe pronari i pulave qe denoi qenin Qeni kafshon dhe njerez por fajin asnjehere nuk e ka qeni Policia ne kerkim te pronarit dhe qeni mjekohet me taksat tona Ky eshte kulmi i hipokrizise i nje morali te perçudmuar mediatik qe duhet tu beje jehone dukuruse tipike e botes se trete qe Ente brredhin rrugeve

    Përgjigju
    • Derra Alb: 28/08/2025 00:54

      O derr...keto jane shoqata qe financohen vete dhe me punen e tyre. Kush ben këtë lloj dhune eshte me keq se shtazat dhe te rrezikshme per shoqërinë!!!

    • Meri: 28/08/2025 00:50

      IDJOT....qeni ka instiktin e gjuetis,jemi ne,që duhet ta edukojmë qē tē mos i prek shpēndët e shtēpis,por qëni nuk edukohet duke e vrar.Ne jemi popull injorant,dim të pëdorim vetëm drurin,sepse llogjika na mungon.Nëqoftëse ka kamera sigurie të hapen,dhe agresorit t'i jepet nji mësim i mirë ,që ta mbaj mënd për gjithë jetën.

  • ballist: 27/08/2025 18:51

    ndonje te dhene per gjendjen e pulave ka? Se qenin e morem vesh qe nuk behet me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?