Kronikë

Lezhë/ Një qytetar kafshohet nga qeni endacak në rrugë, i shkakton plagë në këmbë, transportohet në spital

14 Mars, 17:58| Përditesimi: 14 Mars, 18:13

  • Share

Lezhë-Një qytetar u sulmua dhe u kafshua nga një qen endacak në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, duke ngritur shqetësime të mëdha mes banorëve për rrezikun e shtuar nga qentë e rrugës.

Sipas dëshmitarëve, incidenti ndodhi kur qytetari po kalonte në rrugë.

Qeni e sulmoi papritur, duke i shkaktuar plagë në këmbë. Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim në këtë lagje, ku vetëm gjatë javëve të fundit numërohen disa incidente të kësaj natyre.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 16/03/2025 16:32

    Merni eksperiencë nga bashikia Kukës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?