Qentë sulmojnë dhe kafshojnë të moshuarin në Lezhë! 90-vjeçari përfundon në spital me plagë në këmbë

8 Korrik, 10:49| Përditesimi: 8 Korrik, 11:08

  • Share

Një i moshuar në Lezhë përfundoi në spital, pasi u sulmua dhe u kafshua nga qentë endacakë. Incidenti u regjistrua pak ditë më parë në vendin e quajtur "Rruga e Kallmetit", ndërsa pre e sulmit ra Pal Pepaj.I moshuari tregon se ka qenë në shoqërinë e dy personave të tjera kur qentë ju vërsulën dhe e kafshuan në këmbë duke e rrezuar dhe lënë pa ndjenja.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, 90-vjeçari ende nuk mund të lëvize për shkak të plagëve të shumta në këmbën e majtë.

Kjo është e disata herë që qytetaret në Lezhë sulmohen dhe kafshohen nga qentë endacake, ndërsa Bashkia për vitin 2024 ka marrë angazhim buxhetor që të trajtohen rreth 392 qen endacake, ku parashikohet, monitorimi kapja e transporti i tyre si dhe kryerja e të gjitha procedurave të tjera, siç janë vaksinimi dhe sterilizimi i qenve.

Ky proçes i cili po kryhet në bashkëpunim dhe me një vullnetar të apasionuar pas kafshëve ka nisur prej disa ditësh dhe situata është përmirësuar, por problem mbetet sjellja e këtyre kafshëve nga zona të tjera.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 09/07/2024 00:48

    Ato po I hane njerzit , nuk po bajn sex se I keni vaksinu e sterelizu sdo thot se ste kafshojn ma ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?