Qepa e Korçës për eksport, rritet çmimi në tregun vendas! Qytetarët: Shumë shtrenjtë, nuk e blejmë dot

30 Mars 2023, 17:30| Përditesimi: 31 Mars 2023, 22:34

  • Share

Në tregun me shumicë dhe pakicë të fruta -perimeve në qytetin e Korçës 1 kg qepë shitet nga 150 deri në 170 lekë për kilogram. Çmimi tejet i lartë është i pazakontë për Korçën, një ndër qarqet me prodhimin më të lartë të qepëve në vend. Tregtarët, jashtë kamerave, thanë se shkak është bërë mungesa e produktit në tregun vendas, pasi fermeret e kanë eksportuar drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët shprehen se çmimi është i papërballueshëm, pasi qepa është një produkt i domosdoshëm në guzhinë.

“Qepa është shumë e shtrenjtë, nga 700-800 lek për kg, ka vajtur në 170 lek/kg. Çfarë të bëj?! Nuk e bleva jo!”, tha një grua.

“Duhet qepa në guzhinë por nuk e marr dot, shumë e shtrenjtë. Shiko qeset, marule kam blerë dhe dy portokalle”, u shpreh një e moshuar.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në Korçë për vitin 2022, janë mbjellë 1194 hektarë me qepë me prodhim mesatar 55 mijë ton, ku   210 ton qepe shkon për eksport në vendet e rajonit e më gjerë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?