‘Qepa, granatë lotsjellëse’, ‘Buçko’ i TikTok flet për Report Tv: Fitoj shumë pak, 10 euro për video! Aplikacioni s’i llogarit shikimet e audiencës në Shqipëri

30 Nëntor 2023, 15:07| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 15:38

  • Share

 

Gledis Gegaj është një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale. Ai njihet me pseudonimin “Ciao Buçko”, pasi prezanton në Instagram dhe Tik tok video, ku shfaqet duke gatuar. Djali nga Mirdita prezanton recetat me plot humor, duke i vendosur edhe produkteve nofka të ndryshme. I ftuar në Report Tv ai tregon disa nga nofkat që përdor si përshembull qepën e quan granatë lotsjellëse. Gegaj është një nga ata përdorues i këtij rrjeti që përcjell tek të rinjtë shembuj pozitive se si mund të promovojnë pasionet e tyre.

Madje ai tregoi në emisionin ‘Përballje’ se ndonëse ka pasur video me miliona shikime, fitimet nga TikTok nuk janë shumë të mëdha, pasi aplikacioni nuk e llogarit shikueshmërinë e audiencës me vendodhje në Shqipëri. Ai thotë se mund të ketë përfituar shifra të vogla, si 10 euro për video, por thekson se fama në TikTok e ka ndihmuar të rrisë audiencën dhe bashkëpunimet në Instagram. Gegaj jeton në Itali.

“Kam menduar ti bëj edhe për të qeshur në mënyrë spontane, duke gjetur sinonime për ingredientët. Qepa është granatë lotsjellëse. Janë disa komete që është e pamundur tu pëlqejnë të gjithëve. Jam i kujdesshëm për kontentin që përdor.

Shqipërinë nuk e paguan për pjesën e shikueshmërisë. Me vdieo kam pas që kanë shkua 1.2 mln, kam qenë i paguar me një shifër, shihet vetë audienca që e sheh jashtë Shqipërisë, Italia, Greqia, mund të kem pasur përfitime nga 10 euro për video. Jo ndonjë shifër, më ka ndihmuar të rris audiencën në instagram. Jam munduar të jap shembullin, që çdokush çfarëdo talenti të ketë ta shpresë në rrjete sociale dhe të rrisë veten”, tha ai për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Rreziku nga përmbajtjet e videove në TikTok, Vataj: Të mbyllet për fëmijët dhe adoleshentët! Eksperti i IT: Shteti të bëjë kërkesë, të vendosen filtra për gjuhën shqipe


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?