Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun Fier Taulant Balla ishte sot në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj dhe konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak.
Balla është shprehur se besimin e dhënë më 14 maj duhet ta përkthejmë në punë konkrete.
“Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak dhe bëri betimin Kryetari i Bashkisë Qerim Ismailaj, të zgjedhur me votën e popullit patriot të kësaj bashkie më 14 maj. Tani na duhet të justifikojmë besimin e dhënë dhe të ndreqim gabimet për të cilat mallakstriotët na tërhoqën veshin”.
Lajmi kryesor:
Divjaka dhe Mallakastra, bashkitë e parë të Fierit ku kryetarët marrin detyrën! I pranishëm edhe Balla, deputeti: Të justifikojmë besimin e qytetarëve
B.V/ReportTv.al