Qerim Ismailaj u dënua për falsifikim dokumentesh, Bardhi: KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit, regjistroi kandidatin e PS! PD e ankimon në KAS

7 Prill 2023, 13:35| Përditesimi: 7 Prill 2023, 19:19

  • Share

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar regjistrimin e Qerim Ismailajt në zgjedhje nën siglën e PS për bashkinë e Mallakastrës. Në një dalje për mediat, Bardhi tha se KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit pasi nuk duhej ta kishte regjistruar në zgjedhje kandidatin e PS, i cili është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh, konvertuar në 40 orë punë publike. 

Bardhi tha se KQZ është në shkelje të hapur të ligjit dhe se ka shpërfillur deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë të cilët kërkojnë që në zgjedhje të mos futen kandidatë të dënuar më parë. Këtë vendim të KQZ, PD e ankimoi në KAS. 

“Qerim Ismailaj ishte i dënuar me tre vite burg në Greqi. Edhe pse e mohoi, prokuroria dhe gjykata vërtetuan se denoncimi i PD ishte i vërtetë dhe se ishte një ish- i dënuar me tre vite në Greqi dhe se i ishte fshehur autoriteteve atje. Në muajin shkurt GJKKO e gjeti fajtor Edi Ramën e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, duke e dënuar për falsifikim të formularëve me 6 muaj. Celibashi dhe këshilli i ministrave duhej të kishin urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra. Ky urdhër nga kushtetuta e ligji nuk u ndërmor as nga Celibashi as nga Këshilli i Ministrave. Me një akt të paprecedentë, në injorim të thirrjeve të SHBA për kandidatë të pastër e të padënuar dhe jo me precedent, vendosën të rikandidojnë Isamailajn për bashkinë e Mallakastrës", tha Bardhi. 

Ndalur në detaje, Bardhi tha se sipas ligjit të dekriminalizimit një personi të dënuar i ndalohet të ushtrojë funksione publike apo të kandidojë në zgjedhje, deri në periudhën e rehabilitimit. Sipas tij, menjëherë pas dënimit nga GJKKO, kryeministri Edi Rama duhej ta kishte shkarkuar nga detyra, por tashmë akuzat i hedh kundrejt KQZ për të cilën thotë se nuk duhej ta kishte regjistruar në garën elektorale të 14 majit.

Numri 2 i PD-së, thotë se periudha e rehabilitimit të Ismailiajt përfundon në 29 mars të vitit 2025 dhe deri në këtë periudhë kohore nuk i lejohet të kandidojë në zgjedhje, ndonëse dënimi i është konvertuar në punë publike. Ndërkohë, sipas Bardhit vendimi për dënimin e Ismailiajt ka marrë formë të prerë, pasi nuk është apeluar.

"KQZ në shkelje të ligjit të dekriminalizimit ka konfirmuar kandidaturën e tij. Ky vendim gjykate që është pranuar edhe nga vetë Ismailaj se nuk është ankimuar, dhe sipas gjykatës ka marrë formë të prerë, i  ndalon atij kandidimin. Periudha e ndalimit nënkupton që Ismailaj nuk mund të ushtojë detyrën në asnjë institucion apo kandidat deri në periudhën e rehabilitimit që përfundon më 29 mars 2025. I jemi drejtuar KQZ duke e vënë në dijeni për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizmit, injorim të deklaratave të partnerëve, duke i kërkuar të rishohë dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizmit. Brenda ditës depozitojmë ankim në KAS”, tha Bardhi.

Bardhi hodhi akuza ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi se për të disatën herë po ndikon në prishje të zgjedhjeve vendore.

“I bëj thirrje Celibashit që të kthehet të ligjshmëria, është e disata herë që me veprime apo mos veprime është duke ndikuar në mënyrë antiligjore në prishje të zgjedhjeve të ardhshme lokale,” u shpreh Bardhi.

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim që iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ismailaj është dënuar nga GJKKO për falsifikim dokumentesh, pasi ai ka rezultuar i dënuar më parë në Greqi, pasi ka rrahur një person në vitin 1999. Ismailaj nuk e kishte deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit, por ka thënë se s’ka qenë në dijeni të këtij dënimi në Greqi. Ka qenë vetë Partia Demokratike që ka denoncuar dënimin e Ismilajt në Greqi, që më pas u zbulua nga përgjigja e letër porosisë greke.

 

Kerkesa e PD

Ora 19:03
PD ankimon në KAS regjistrimin e kandidatit të PD për Bashkinë Mallakastër: Është subjekt i ligjit të dekriminalizimit

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS regjistrimin e kandidatit të PS për Bashkinë Mallakastër Qerim Ismailaj. Ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi që e paralajmëroi se do bënte këtë ankimim në KAS pasi pretendon se KQZ ligjin e dekriminalizimit pasi nuk duhej ta kishte regjistruar në zgjedhje kandidatin e PS, i cili është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 07/04/2023 17:11

    Ik o legen ti dhe ata me te marumit qe te majn ty me Lek

    Përgjigju
  • agim: 07/04/2023 14:37

    Ju zoti bardhi per rastin konkret edhe munde te keni te drejte,ndoshta sic thua ti eshte,por Po ti qe shperbere PD e vules ne bashkpunim me ate shoqen Tabaku nga kompromisi qe bere me Paloken si qendron !!?? Ake moral ti me ne politike !!!! Ste vjen turp per ate rryshvet qe tu premtuaq se kurre sdo e marresh,qe tradhtove me mijra demokrat te djathte !!!?? Pse nuk jeop dorheqjen e me prit pas zgjedhjeve aA PO TE JEP pALOKA PREMTIMIN E DHENE !!!!! sHKURT JE PALACO

    Përgjigju
  • e drejta: 07/04/2023 13:47

    akoma nuk e kane ARRESTUAR kete kriminelin ...

    Përgjigju
    • Tiku: 07/04/2023 16:56

      Sa te jet partia nuk pyet Qerimi. Jo se e mbron Balla me Gramozin ndaj se gjen gje.Kur je me PS nuk quhet denimi,kur je kundra te hapen edhe letrat e shkolles fillore.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?