Politikë
VIP & Spektakël

'Qeros, o qeros, jemi qerosë të dy...', Rama batuta me fëmijën në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit (VIDEO)

26 Tetor 2019, 17:22| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 17:54

  • Share

Është transformuar plotësisht Qendra Shëndetësore e Roskovecit që tashmë do tu shërbejë rreth 35 mijë banorëve të kësaj zone. Qendra është me shërbim 24 orësh dhe përveç banorëve të kësaj zone sipas mjekëve , për të marrë shërbimet e nevojshme vijnë edhe banorë nga fshatrat e Beratit.  Qendra Shëndetësore e Roskovecit është  transformuar falë Programit Kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Për të inspektuar këtë qendër shëndetësore ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirli. Gjatë vizitë në këtë qendër shëndetësore kryeministri Rama ka takuar disa pacientë të rastësishëm, ku më i veçanti ishte një djalë i vogël me të cilin kryeministri nuk i kurseu batutat duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

Fëmija e shikon me habi, kryeministrin ndërsa ky i fundit i afrohet duke i thënë me përkëdheli: "Qeros, o qeros, jemi qerosë të dy..."

Më pas vëmendjen e fëmijës e tërheq mjekra që kryeministri ka lënë kohët e fundit.  

Ndërkohë sipas një prej pjesëtarëve të stafit spitalor, në këtë qendër shëndetësore është arritur shifra mbi normën e planifikuar për 'Check Up'.

 

/a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?