Policia Kavajë

Kronikë

Qerret/ Vdekja e 59-vjeçarit teksa punonte në pallat, vendoset në pranga drejtuesja teknike e kompanisë

26 Prill, 13:50| Përditesimi: 26 Prill, 13:54

  • Share

Policia arrestoi drejtuesen teknike e punimeve të pallatit në Qerret të Kavajës, ku dje humbi jetën një punëtor 59-vjeçar. 68-vjeçarja me banim në Tiranë akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur administratori i firmës, njëkohësisht sipërmarrësi i punimeve dhe një inxhinieri ndërtimi i kompanisë.

Punëtori 59-vjeçar u rrëzua gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit në pallat. I lënduar ka mbetur edhe një tjetër punëtor që u godit nga rënia e trarëve.

Njoftimi i policisë:

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme ne fshatin Qerret/Kavaje ku humbi jetën shtetasi H. P., 59 vjeç, duke punuar gjatë çmontimit të një skele dhe u dëmtua në këmbë shtetasi S. H., 36 vjeç, në një pallat në ndërtim, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Xh., 68 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike e punimeve.

Po në lidhje me ngjarjen, në përfundim të hetimeve të para  u bë shpallja në kërkim për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë"  e shtetasit E. D., 53 vjeç, banues në Golem, Kavajë, me detyrë  administrator i firmës  dhe njëkohësisht sipërmarrës i punimeve ne pallat,  dhe e shtetasit  M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier i kompanisë së ndërtimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?