Për të pestin vit me radhë në zonën kodrinore të Godoleshit në Elbasan u kremtua festa lokale “Qershi dhe Dashuri”.
Një festë e cila synon të promovojë resurset dhe produktet bio të zonës. Vendasit ekspozuan për “miqtë” tezgat të mbushura plot me qershi, vaj ulliri, reçel, komposto , turshi ndërsa organizatorët ishin kujdesur të ekspozonin edhe veshjet tradicionale të zonës si një mënyrë për të plotësuar dekorin festiv. Këtë vit pemët e qershisë nuk kane pasur prodhimin aq sa duhet.
Festa “Qershi dhe Dashuri ” është kremtuar me iniciativën e vetë komunitetit të zonës.
Komento