Qershitë po kalben në Korçë, s’ka punëtorë për vjeljen

13 Qershor 2023, 16:32| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 16:42

  • Share

Në Dvoran të Korçës aty ku vjelja e qershive ka nevoja të mëdha për krahë pune vitet e fundit po vërehet mungesa e punëtorëve.

Edhe pse ky sezon ka nisur me fitime te kënaqshme, sërish fermerët ankohen. Fillimisht qershitë janë shitur me 250 lek për kg, ndërsa tani çmimi është në rënie. Ndërsa për gjetjen e punëtoreve thanë se “duhet gjetur me mik”.

‘Mallin nisi me shitje të mirë, por ra se tani ka shumë prodhim! Unë personalisht nga 10 punëtor që më duhen në ditë, kam 5, i kam gjetur jo me mik jo me gjëra... por nuk ankohem sepse të tjerët s’kanë fare’.- tha një fermer.

Dvorani, është një nga fshatrat me te njohur në juglindje për masivet me pemëtore e krahas mollëve që janë tradicionale, fermerët e kësaj zone janë orientuar drejt qershive duke rritur sipërfaqet me këtë kulture.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 19/06/2023 19:45

    Shqipnija drejte falimentimite.

    Përgjigju
  • Iris: 14/06/2023 04:20

    Ka plot nevojtare qe kerkojne pune,si ai burri Feruze Hysenajt ne Memaliaj,kurse keta nuk gjekan punetore! S.d.q qershite tani vilen me makineri,puna e krahut eshte pak si arkaike.Nejse,mund te kerkoni ne Greqi punetore,dikur punuat ju per ata,tani ka ardhur koha t'ju kthejne nderin.

    Përgjigju
  • Gallatastan: 13/06/2023 18:33

    Merrni ata qe para dy diteve ankoheshin per cmimin e larte te qershive ne treg edhe i coni te vjelin qershite tek fshati i Ardian Dvoranit.

    Përgjigju
  • Rito: 13/06/2023 17:28

    Në këtë mandat do ja u zgjidhen dhe cmimi i mikut të puntorit maj qershis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?