Qeset plastike, prodhuesit bindin Kuvendin: Të rishqyrtohet, penalizon eksportin! Pëllumbi: Do diskutojmë me aktorët në terren

7 Shkurt 2022, 18:00| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 22:47

  • Share

Prodhuesit shqiptarë kanë arritur të bindnin deputetët e Komisionit Parlamentar Veprimtarisë Prodhuese për të rishikuar propozimet për draftin e ri të heqjes së qeseve plastike. 

Sipas tyre pezullimi i prodhimit të tyre do të penalizonte eksportin e qeseve, duke propozuar të lejojnë prodhimin me këtë qëllim duke rritur trashësinë nga 35 në 50 mikron. 

Vullnet Haka i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, tha se nuk duhet më kohë e gjatë për të bërë ndryshimin nga 35 në 50 mikron duhen vetëm disa muaj.

“Sa ton prodhohen për eksport dhe brenda vendit? Referuar dokumentacionit ne duam të jemi më shumë se korrekt. Do i sjellim këto shifra tek sekretaria e komisionit. Sa kohë duhet për të ndryshuar masën e prodhimnit? Për shkak të ndryshimeve që janë bërë, nuk duhet më kohë e gjatë për të bërë ndryshimin nga 35 në 50 mikron duhen vetëm disa muaj.”-tha Haka.

Kryetari i Komisionit Arben Pëllumbi ka kërkuar kohë për të disktuar këto propzoime me aktorët në terren. 

“Do kemi parasysh faktin e 50 mikronëshit, eksportimin dhe përshkallëzimin e gjobës. Duhet të diskutojmë me aktorët në terren nëse është real zbatimi.”-deklaroi Pëllumbi. 

Demokrati Lefter Gështenja thotë se edhe pse pavarësisht diferencimit të mbetjeve në kosha, kompanitë e pastrimit nuk respektojnë kontratën e ndarjes së tyre. 

“Duhet të heqim dorë nga ‘fajin e kanë qytetarët’. Është rast i paprecedent që kryetari i bashkisë bëri show nëpër shkolla edhe pse vendosi 3 kosha me 3 ngjyra mbetjet merreshin me të njëjtën makinë. Nuk funksionoi. Kompania nuk e bëri punën e saj. Janë inceneratorët ata që nuk e bënë.”-tha Gështenja.

Ky nuk do të jetë 1 qershori i parë të cilin Ministria e Turizmit premton se do t’i heqë ato nga përdorimi, megjithatë projektligj do të vijojë të jetë në procedurë edhe për disa kohë. Ky ligj ka për synim reduktimin e ndotjes mjedisore dhe përdorimin e trastave të ripërdorshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?