Politikë

‘Qesh mirë kush qesh i fundit Rame’, Basha ironizon deklaratat e Ramës për largimin e amerikanëve nga SPAK: Shqipëria meriton dhe do të ketë drejtësi (VIDEO)

4 Prill, 22:55| Përditesimi: 4 Prill, 23:41

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video ironizuese me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili thoshte se “Amerika i tërhoqi ushtarët që i kishte sjell për të ndihmuar e për të mbështetur SPAK-un”.

Në video, Basha ka rikthyer deklaratat e tij kur e paralajmëronte “Ramën që ndryshimi i administratës në Uashington nuk do të ndryshonte prioritetet për Shqipërinë”. Fakt ky që u vërtetua me rikthimin e ekspertëve të OPDAT në SPAK dhe atyre të FBI në BKH.

Ai gjithashtu risjell në vëmendje edhe mesazhet që mori nga përfaqësuesit e lartë të administratës së Trump gjatë vizitës së fundit në SHBA, të cilët thanë se “gabohen rëndë ata që e keqlexojnë, heshtjen e periudhës së tranzicionit, për tërheqjen tonë me objektivat tanë në raport me Shqipërinë, që janë lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja e avancimit të reformës në drejtësi”.

Basha e mbyll videon me mesazhin nga replikat me kryeministrin ku i thotë se “aty e ke Amerikën Rame, vazhdojnë hetimet”, ndërsa shprehet se Shqipëria meriton drejtësi dhe do të ketë drejtësi.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 05/04/2025 09:45

    Me te ne krye o vrases ? Njeriu me I urryer ne Shqiperi .

    Përgjigju
  • Endri: 05/04/2025 09:13

    Ky hajduti qe njihet mire nga te gjithe kush eshte, sillet sikur ka zbritur nga qielli. Drejtesine e re e solli PS dhe Edi Rama. Ju qenushat shkuat zvarre per ta votuar ne 2016. E kemi pare live. Edhe ti subjekt i SPAK je o hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?