Qeshqek me pulë, shije tradicionale nga zonja Albana

26 Korrik, 11:34| Përditesimi: 26 Korrik, 11:36

  • Share

Qeshqek me pulë

Përbërësit:

  • 2 gota grurë
  • 5 racione mish pule
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 3 lugë gjelle arra
  • Kripë, piper
  • Arrë moskat
  • Bimë aromatike sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht pula zihet plotësisht, pastaj gruri shtypet dhe futet të ziejë derisa të bëhet një qull i trashë. I shtojmë kripë sipas dëshirës, lëng pule, arra të shtypura dhe gjalpë. Qeshqekun e hedhim në pjatë dhe sipër i vendosim mishin e pulës me pak arrë moskat. Sipas dëshirës shtojmë pak limon dhe majdanoz apo kopër të freskët.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?