Christian Horner dhe Max Verstappen

Qetësohet 'stuhia' te Red Bull, Horner: Max Verstappen nuk largohet

5 Prill, 17:20| Përditesimi: 5 Prill, 17:21

  • Share

Pas javëve "me stuhi" duket se situata te Red Bull është qetësuar. Skuderia austriako-britanike ka lënë gjithçka pas me mosmarrëveshjet e brendshme dhe nisja e mirë e sezoni ka sheshuar gjërat.

Para garës për Çmimin e Madh të Japonisë, drejtori Christian Horner ka konfirmuar se Max Verstappen nuk do largohet nga ekipi dhe do jetë pjesë e tyre, me palët që shohin në horizont një rinovim të mundshëm.

"Max do qëndrojë me ne, 100 përqind", tha drejtuesi i Red Bull për Sky Sport para provave të lira në cirkuitin e Suzukas. Megjithatë e ardhmja e Sergio Perez është ende e paqartë, teksa meksikanit i skadon kontrata në fundin e sezonit aktual.

"Perez e filloi sezonin mirë, por kontrata e tij skadon në fund të vitit dhe padyshim që të gjitha opsionet në treg janë shqyrtuar. Është në dorën e tij të mbajë ose të humbasë vendin, sigurisht që ka interes nga drejtuesit e tjerë, por pozicioni ende nuk është vendosur", tha Horner.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?