Kombëtarja

Qetësohet Sylvinho, Asllani lë pas dëmtimin! Tuci kryen stërvitjen e parë me Kombëtaren

9 Tetor, 12:55| Përditesimi: 9 Tetor, 13:04

  • Share


Kombëtarja shqiptare ka vijuar paraditen e së mërkurës me përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League.

Skuadra zbriti sot në fushë në orën 11:00 dhe grupi u stërvit i plotë. Kristjan Asllani ka lënë pas problemet muskulore dhe është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Ndërsa gjatë stërvitjes ekipit iu bashkua edhe sulmuesi Indrit Tuci, që zuri vendin e të dëmtuarit Myrto Uzuni.


Lajmi kryesor:

Uzuni humbet sfidat me Çekinë dhe Gjeorgjinë për shkak dëmtimi, ftohet në Kombëtare sulmuesi Indrit Tuci! Asllani qetëson Sylvinhon


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?