Nita Latifi dhe Qetsor Ferunaj

Qetsori flet me Nitën: E ndjej se ti do të shpallesh finaliste, jo se e meriton por për shkak të historisë me babain

17 Prill 2023, 17:00| Përditesimi: 17 Prill 2023, 17:20

  • Share

Zarfi që ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother, i cili do të zbulojë emri e finalistit të parë ka nxitur diskutime dhe dyshime mbi banorin e përzgjedhur. Emri do të zbulohet në spektaklin e së martës dhe të gjithë tashmë kanë bërë llogaritë duke menduar një emër që mund të jetë finalist sipas tyre, por Qetsori është i bindur se është Nita finalistja e parë.Ai u tregua i sinqertë dhe i tha Nitës se ajo mund të shpallet finalistja e parë, jo se e meriton një gjë të tillë, por do shpallet për shkak të historisë së saj me babain.

Nita e pyeti Qetsorin që përse nuk e Meriton dhe përse ai mendon që ajo mund të shkojë në finale vetëm për shkak të historisë me babain e saj. Qetsori u shpreh se askush nuk e fiton individualisht diçka dhe se edhe ai, edicionin e Big Brother 2, e fitoi për shkak se kishte një djalë të vogël dhe se kishte një atmosferë familjare. Ai tha se gjithëkush, nuk e fiton dot i vetëm finalen, por e fiton nga një faktor tjetër, që mund të jetë familjar, apo pjesë e rrethit shoqëror.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?