Teksa ishte duke biseduar me Dean për finalen e madhe të BBV, Qetsori pretendoi se i ka zbuluar Luizit strategjinë.
Sipas tij Luizi do të çoj Efin në finale dhe jo Kiarën, pasi ai ka frikë se Kiara do fitojë garën e Big Brother, dhe kështu ai do të marrë vetëm dhjetë mijë euro si finalistë.
“Më duket se e zbulova, që Luizi do vetëm Efin në finale. Kiara mund të jetë fituese dhe i bie të marrë vetëm 50-tshen si finalist”- tha Qetsori.
Kujtojmë se Efi dhe Kiara ishin 2 prej 4 banorëve të rikthyer në BBV dhe vetëm një prej tyre do shkojë në finale. Ditët e para të hyrjes së Efit në Big Brother Luizi u zotua se do bënte ç’është e mundur që ta vazhdonte rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri me Kiarën dhe askënd tjetër.