Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

22 Korrik, 18:32| Përditesimi: 22 Korrik, 18:43

  • Share

 

Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund. Kështu i përgjigjet ish-zv.kryeministri Erion Braçe thirrjeve të opozitës për qeveri teknike,. I ftuar në Report Tv, deputeti socialist thotë se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje me këtë qeveri dhe se nuk ka vend për qeveri teknike.  

"Nuk, bëhet fjalë për të lëshuar pushtet në tavolinë. Artikulohet kur janë në opozitë. Kur janë në pushtet as duan të dëgjojnë. Nuk e shohim qeverinë teknike si zgjidhje të ndonjë problemi. Qeveritë krijohen nga vota e popullit dhe sa kohë shumicat janë të qarta s’ka vend për qeveri teknike. Shqipëria e ka qeverinë dhe me atë do shkojë drejt zgjedhjeve. Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund", tha Braçe në Report Tv.

Sa i takon bojkotit të opozitës në Komisionin për Dezinformimin, Braçe tha për gazetarin Arbër Hitaj se i priti dy muaj, por me zor nuk i merr dot.

"Si marr dot me zor, prita dhe nuk e kam mbledhur komisionin 2 muaj e gjysmë për ti lënë kohës opozitës për të marrë informacionin. Komisioni është ngritur me qëllim administrimin dhe koordinimin e një beteje kundër ndërhyrjeve e të huaja keqdashëse në demokraci, sigurinë kombëtare dhe media dhe që synon ta mbajë këtë ambient dhe sigurinë kombëtare të pacenuara nga këto ndërhyrje të huaja", u shpreh Braçe në Report Tv.


Lajmi kryesor:

21 janari, Erion Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, do dalin prova të reja nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?