Ndërkombëtarët nuk e shohin mundësinë e krijimit të një qeverie tranzitore. Parlamenti është legjitim - theksoi raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, dhe se një qeveri e përkohshme tranzitore do të pengonte negociatat. Kështu ndërkombëtarët dalin jo vetëm kundër mjeteve të përdorura nga opozita, djegia e mandateve dhe dhuna në protestë, por edhe kundër kauzës së tyre, vjedhjes së pretenduar të votave. Delegacioni i PE-së thanë njëzëri se zgjedhjet e 2017-ës janë të njohura dhe të pranura. Ndaj një mund të ketë sipas tyre jnë qeveri tranzitoredhe zgjedhje të parakohshme.
Pyetje: E shikoni si zgjidhje krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën?
Fleckeshtein-Ne e kemi diskutuar këtë ide. Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Ju keni një qeveri legjitime dhe mendoj se një qeveri e përkohshme do dëmtonte hapjen e negociatave. Në asnjë mënyrë.
Cristian Preda i partive Popullore Evropiane, një nga përfaqësuesit e PE-së tha se është e pakonceptueshme se si mund të vihen në diskutim përfundimet e tyre për legjitimitetin e zgjedhjeve, kur vetë PE ka pasur monitorues dhe vëzhgues në Shqipëri, të cilët i afirmuan zgjedhjet si të korrekte.
Preda: "Bojkoti për ne është i papranueshëm. Ne jemi parlamentarë dhe kemi përgjegjësitë tona. Përfundimet tona janë që zgjedhjet e fundit shkuan mirë. Dyshimet mbi përfundimet tona më mërzisin pak. Është çudi të dëgjoj nga politikanët tuaj që zgjedhjet e 2017 kanë qenë të këqija. Duhet të hapen negociatat por fillimisht duhet të negocioni me njëri tjetrin",
Lajmi kryesor:
PE të prerë: Zgjedhjet janë të njohura dhe pranuara! Opozita po gabon, s'ka qeveri tranzitore (VIDEO)
G.M./b.ha./ReportTv.al