Tirane- 30 milionë euro kredi shteti shqiptar i ka dhënë shoqërisë publike Albcontrol, përmes Aktit Normativ të miratuar pak ditë më parë, ku rishikoi buxhetin 2023 me lëvizje brenda institucioneve.
“Fondi prej 3 000 milionë lekësh në tabelën nr. 4 të këtij ligji përdoret në formën e huadhënies nga buxheti i shtetit për shoqërinë e navigimit ajror,” thuhet në Aktin Normativ.
Është e paqartë se cili do të jetë destinacioni i parave të akorduara në formën e huadhënies ndërkohë që raportohet se Albcontrol të ketë probleme financiare pas raportimit se rreth 100 milionë eurove në llogaritë e saj pranë Eurocontrol që mund të përdoret për të dëmshpërblyer biznesmenin italian Francesco Becchetti, në një proces gjyqësor i cili vijon ende në arbitrazhin ndërkombëtar.
Si rrjedhojë prej 3 vitesh, çdo e ardhur që Albcontrol fiton nga tarifimi i hapësirës ajrore mbahet e bllokuar si një kundërmasë për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit dhe shoqëria ka humbur burimin kryesor të të ardhurave.
Situatën e vështirë të Albcontrol e kanë konkluduar edhe 3 auditues të pavarur që kanë paralajmëruar qeverinë se kriza financiare e shoqërisë, jo vetëm krijon problematika që ndikojnë në kryerjen e aktivitetit të saj të përditshëm, por kanë një risk edhe më të madh.
“Gjatë kryerjes së procedurave të auditimit kemi ndeshur në informacione publike, si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës së Apelit në Bruksel, që mund të krijojnë ekzistencën e një pasigurie materiale mbi aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi”
Edhe verën e vitit 2022 Albcontrol mori 7 milionë euro kredi emergjente nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ndërsa në fund të vitit mori edhe 19 milionë euro të tjera kredi nga Autoriteti i Aviacionit Civil.
Nuk jane bllokuar fondet thoshte Xhacka ministre e jashtme. Nuk do marre asnje cent thoshte Rama. Tani mashtrimi doli sheshit! Perse? Sepse nuk duronte dot Erjon Veliaj ta sulmonin. Paguan populli shqiptar parate qe duhej te shkonin per pensionistet, per njerezit ne nevoje etj. Turp dhe krim qeveritar.
PërgjigjuPo c'lidhje kane te ardhurat e Albcontrol me ceshtjen "Becchetti"? Ai gjyqin e ka me qeverine. Edhe nese argumenti eshte qe Albcontrol eshte shoqeri e shtetit shqiptar, ka edhe shoqeri te tjera ne pronesi te shtetit, pse pikerisht Albcontrol gjendet ne kete situate? Duket me shume si keqmenaxhim parash, dhe nese eshte kjo, shteti duhet te hedhe ne gjyq drejtuesit qe kane menaxhuar fondet.
PërgjigjuOr mik beketi ka bllokuar fondet te cilat eurocontrol ja jep albcontrol,qe praktikisht eshte taksa qe cdo avion paguan kur perdor hapsiren shqiptare ,ai ka shkuar me vendimin (e formes se prere) te gjykates dhe ka bllojuarcate llogari pra cdo lek qe hyn aty i shkon beketit deri ne plotesimin e vleres se detyrimit qe i ka shteti shqiptar......
Bravo Timonier! Ti sje me i miri por me te mire se ty ska. Marrsh nga ditet e patronazhisteve.
PërgjigjuËshtë si të ngasësh një autobus: Shoferi rrezikon pa marrë parasysh pasagjerët! Aksidenti është i pashmangshëm. Por jeta ka humbur! Kjo është më keq se kjo. Jo vetëm që jeton në autobus, por të porsalindurit do të humbasin edhe "jetën e lumtur".
Përgjigju