Arjana Sala dhe magazina që u përfshi nga flakët

Kronikë

Vdiq si hero, pas shpalljes 'Dëshmor i Atdheut', Qeveria akordon 1 mln lekë familjes së Arjan Salës

29 Mars 2021, 20:20| Përditesimi: 29 Mars 2021, 21:31

  • Share

TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë t’i akordojë një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh familjes së Arjan Salës, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e zjarri që i përfshiu magazinën te qendra tregtare "Casa Italia". Vendimi i qeverisë  hyn menjëherë në fuqi, teksa paratë do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

"Këshilli i Ministrave vendosi:  Dhënien e ndihmës financiare, në shumën 1 000 000 (një milion) lekë, familjes së Dëshmorit të Atdheut Arjan Sala, i cili humbi jetën gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetëve të personave të rrezikuar nga zjarri i rënë në mjediset e tij të punës, në datën 24 mars 2021.  Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare", thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky vendim vjen vetëm pak orë, pasi Arjan Sala u shpall sot "Dëshmor i Kombit", pasi 32-vjeçari sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar kolegët e tij. Bëhet fjalë për rreth 20 persona, mes tyre edhe bashkëshortja.Certifikata iu dorëzuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama familjes Sala, e cila ka hapur dyert e mortit.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Arjan Sala, u nxor pas 3 ditësh pas zjarrit në magazinën në qendrën tregtare “Casa Italia”. Zjarri ra pasditen e së mërkurës, dhe vijoi për orë të tëra duke i marrë jetën të riut.  Report Tv zbardhi ekspertizën paraprake për zjarrin e rënë në magazinën me mallra plastike e veshje dhe sipas saj dyshohet se nisi pas një shkëndije elektrike në kabllon e neonit. Shkëndijat elektrike ranë mbi rroba sintetike duke krijuar flakë të shumta që forcave zjarrfikëse iu deshën 3 ditë për të shuar zjarrin, pasi temperatura në magazinë arriti mbi 900 gradë. 32-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?