Kronikë

Qeveria amerikane i dhuron Shqipërisë 3500 komplete testimi për COVID

19 Qershor 2020, 17:30| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 18:51

  • Share

Pas Bashkimit Evropian edhe ShBA ka ndihmuar Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ambasada Amerikan bën të ditur se qeveria e SHBA ka ndihmuar vendin tonë me 3.500 komplete testimi për COVID, të cilat kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë dorëzuar në ISHP.

"Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19", thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas ambasadës këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?