Takimi i ministrit Ervin Hoxha me Richard Deasy

Qeveria amerikane krah policisë së shtetit me asistencë, investime në teknologji e ekspertizë në reformat legjislative

12 Gusht, 11:20| Përditesimi: 12 Gusht, 11:36

  • Share

Tirane -  Policia shtetit do të vijojë të marrë asistencë nga ICITAP, Programi Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale, i departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të forcuar kapacitetet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu do të mbështetet edhe me investime në fushën e sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Kjo është garancia që mori ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë takimit me drejtuesin e ICITAP Richard Deasy.

Gjatë takimit është diskutuar çështjet e thellimit të bashkëpunimit në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, veçanërisht për Policinë e Shtetit.

Në lidhje me vijimësinë e programe të mbështetjes për agjencitë shqiptare, Ministri thekson se:

 "Z. Richard Deasy më siguroi për vijimin e asistencës, trajnimet për Policinë e Shtetit, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, si dhe ekspertizën në reformat legjislative, apo investime në fushën e sistemeve të teknologjisë së informacionit.”

Ministri Hoxha falënderoi ICITAP dhe qeverinë amerikane për mbështetjen e dhënë dhe konfirmoi gatishmërinë maksimale për thellimin e këtij bashkëpunimi.

 “Jam shumë i kënaqur nga takimi me drejtuesit e Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP), në Tiranë. U shpreha mirënjohje për ndihmën që ICITAP ka ofruar për qeverinë shqiptare, e konkretisht për agjencitë e zbatimit të ligjit, në zhvillimin e kapaciteteve të tyre, si dhe konfirmova gatishmërinë maksimale për të çuar më tej e thelluar bashkëpunimin” u shpreh ministri Hoxha, citon në njoftimin e saj për shtyp ministria e Brendshme.

Sa u përket objektivave dhe pritshmërive të bashkëpunimit me ICITAP, Ministri Hoxha bën me dije :

“Theksova se objektiv kryesor në detyrën time si Ministër i Brendshëm dhe pritshmëritë në lidhje me bashkëpunimin me ICITAP, janë trajnimet profesionale të drejtuesve policorë, fuqizimi teknologjik dhe standardizimi i proceseve të punës së strukturave të varësisë i fokusuar në parandalimin e risqeve, rritja e etikës dhe integritetit të punonjësve, duke e bërë policinë një profesion më të besueshëm dhe njëkohësisht të dëshiruar nga të rinjtë e të rejat.”

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?