Ambasadorja Yuri Kim dhe Drejtori i Anti-Terrorit, Gledis Nano

Kronikë

Qeveria Amerikane vlerëson drejtorin e Anti-terrorit Gledis Nano: Ka kontribuar për të luftuar terrorizmin global

18 Gusht 2021, 10:02| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 10:17

  • Share

TIRANË- Në emër të Qeverisë Amerikane, ambasadorja Yuri Kim i dorëzoi Gledis Nano, Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit një certifikatë vlerësimi për kontributin e dhënë në luftën kundër terrorizmit global.

"Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi një Çmim Vlerësimi për Gledis Nano, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Çmimi e vlerësoi Z. Nano për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global. Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit", shkruan ambasada.

Në certifikatën e dorëzuar shkruhet “Për partneritetin e jashtëzakonshëm dhe dedikimin në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Tiranë Shqipëri, dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit. Vendosmëria juaj dhe përkushtimi në luftën kundër terrorizmit ka sjellë kredite të mëdha e të shtuara tek vetja juaj edhe për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Policinë e Shtetit”.

Gledis Nano është një nga emrat më kyç të operacioneve të riatdhesimit të shqiptarëve në kampet e ferrit në Siri. Ai më herët është vlerësuar edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 18/08/2021 12:05

    Me mire vone se kurre. Ishalla e bejne Drejtor te Policise se Shtetit ne vend te ketij debilit qe eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?