Politikë
Top 24

Qeveria anulon PPP për aksin Thumanë-Kashar, Balluku: Fondi 225 milionë euro do të kalojë për 'Paktin për Universitetin'

21 Janar 2019, 13:21| Përditesimi: 21 Janar 2019, 22:18

  • Share

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar në një konferencë të shkurtër për mediat se qeveria do të tërhiqet nga partneriteti publik privat për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar, nje projekt prej 225 milionë euro. Ajo është shprehur me tej se fondi i përcaktuar për këtë aks do të vendoset në funksion të "Paktit për Universitetin"

Kam vendosur ndërprerjen e procedurës së partneritetit Publik Privat për Aksin Thumanë – Kashar. Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti, qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve të Paktit për Universitetin, në fushën e infrastrukturës arsimore, qoftë asaj fizike e qoftë asaj dixhitale.

Belinda Balluku, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë 

Balluku cilësoi se kjo nuk nënkupton heqjen dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar pasi qeveria po studion sakaq përfshirjen e tij në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës.

 Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe ne jemi duke studiuar përfshirjen e tij: në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë - Durrës ku bën pjesë edhe rindërtimi i rrugës Tiranë - Ndroq - Plepa në fazën e parë si dhe ndërtimi i rrugës Kashar – Rrogozhinë në fazën e dytë.

Ideja është që pikërisht këtij aksi, pra Kashar – Rrogozhinë t'i shtohet dhe aksi Thumanë – Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejtë në Tiranë nga veriu qoftë një lidhje shumë me të shpejtë midis veriut dhe jugut gjatë sezonit turistik.

Belinda Balluku, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë

E pyetur për arsyet e kësaj vendimmarrjeje, Balluku deklaroi se momentalisht rëndësi më të madhe për qeverinë ka pikërisht gjendja e universiteteve në vend dhe arsimi i lartë. Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar u vendos të ndërtohej në korrik të 2018-s nga nje kompani private e cila ofroi për ndërtim dhe mirëmbajtje gjithsej 225.821.553 euro, nga 245 milionë euro që ishte fondi limit i vendosur nga qeveria në nisje të procedurës së prokurimit.  

Por, pyetja që shtrohet është se a do të mjaftojë ndryshimi i prioriteteve si argument ligjor për të anuluar një koncesion partneritet publik privat që është firmosur? Nga e shkuara kemi parë që anulimi i një koncesioni është mjaft i vështirë, raste konkrete janë ata të dhënë nga qeveria Berisha, ndërsa maksimumi që është bërë ka qenë ndryshimi i kushteve të kontratës, por jo ndërprerja e tyre.

Komento

Komente

  • redi: 21/01/2019 14:17

    Veprim shume i drejte i ministres Balkyku ( me vendimin e Rames) per anullumin e ketij projekti abuziv . Ndertoni aksin Kombinat - Plepa se eshte me i domisdishem se Thuman -Kashar . Do te pergjysmohet trafiku ne autistraden Tirane - Durres . Shqiperia ka prioritet awropoetin e Vlores dhe hekurudhat qe jane oer faqe te zeze

    Përgjigju
  • mazllem pepinua: 21/01/2019 13:54

    rrofte mbesa e shokut beqir cfare shkolle ka mbaruar mbesa edhe gjate ciles kohe se ka qene gjithmone ne pune apo jo?

    Përgjigju
    • Dory: 21/01/2019 17:52

      Kishin harruar te te pyesnin ty o djaloshi rural me qingjin ne dore

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?