David Lammy

Qeveria britanike shpalos prioritetet e diplomacisë: Do të riorganizojmë lidhjet me Europën

10 Korrik, 16:11| Përditesimi: 10 Korrik, 16:32

  • Share

Londer- Riorganizimi i lidhjeve me Europën do të jetë përparësi e diplomacisë së qeverisë britanike bën të ditur sekretari i Jashtëm britanik David Lammy. Në një video në rrjete sociale Lammy tregon përparësitë e tij

“Është në nderin e jetës sime të qëndroj përpara jush si Ministër i Jashtëm, si pasardhës i njerëzve të skllavëruar, një njeri me ngjyrë nga klasa punëtore e Tottenham-it, një komunitet që kurrë më parë nuk ka nxjerrë një Ministër të Jashtëm. Kjo flet se sa moderne dhe shumëkulturore është Britania, krenarisht ndërkombëtare, e vendosur për të dhënë rezultate për njerëzit punëtorë dhe e përkushtuar për një jetë më të mirë për të gjithë ne.

Britania ka një potencial të jashtëzakonshëm, por bota përballet me sfida të mëdha, më shumë shtete të përfshirë në konflikt prej Luftës së Dytë Botërore, me ndryshimin e shpejtë të teknologjisë dhe emergjencën e ndryshimeve klimaterike.

Qeveria do ta ribashkojë Britaninë për sigurinë dhe begatinë tonë këtu. Ajo që ndodh këtu, në Zyrën e Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit është thelbësore. Diplomacia ka rëndësi. Ne do të fillojmë me një riorganizim me Europën, sa i takon klimës, vendet që ndodhen në pjesën jugore të globit dhe një ndryshim të shpejtësisë kur flitet për sigurinë europiane, atë globale dhe rritjen ekonomike britanike.

Historia ime është një histori progresi. Progres i arritur nga të gjithë ata që luftuan së  bashku për një të ardhme më të mirë. Le të punojmë për një të ardhme më të mirë. Edhe një herë, ndryshimi fillon tani!’ thuhet në videon e sekretarit të jashtëm britanik.

Partia e Keir Starmer ajo Laburiste fitoi thellë në zgjedhjet parlamentare të 4 korrikut duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisjes shpesh të trazuar të konservatorëve.

Mw 8 korrik 2024, Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, u zotua se do të sigurojë një marrëveshje të përmirësuar me Bashkimin Evropian për rregullat e tregtisë pas daljes nga blloku evropian dhe se do të rinovojë "marrëveshjen e gabuar" të nënshkruar nga ish-kryeministri Boris Johnson.
Laburistët e kanë përjashtuar mundësinë e ribashkimit me tregun e përbashkët të BE-së ose bashkimin doganor, por kanë thënë se është e mundur të hiqen disa pengesa tregtare me bllokun 27-vendesh, nga i cili Britania u largua në vitin 2020.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?