Foto ilustruese

Ekonomi

Qeveria do rishikojë skemën e TVSH për fermerët, pritet 15,4 mln euro në vit mbështetje direkte

19 Shtator, 07:02| Përditesimi: 19 Shtator, 07:06

  • Share

Qeveria është e vendosur të kthejë skemën e rimbursimit të TVSH-së për fermerët.

Në programin e ri të qeverisë, të sapomiratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, parashikohet të shpenzohet rreth 15,4 mln euro në vit për rishikimin e skemës së TVSH-së te fermerët, që në ndihmë të tyre, pritet të funksionojë si transfertë direkte te fermeri.

“Rishikojmë Skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët”, thuhet në program.

Më herët Monitor mësoi se tashmë nga Ministria e Financave është hartuar një projektligj i cili parashikon të rikthejë skemën e kompensimit te fermerët, nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.

Deri tani në rang vendi sipas të dhënave të tatimeve rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-jë, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së 20% për fermerin kalonte nëpërmjet përpunuesve çka do të thotë se psh,. për çdo blerje me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme. Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. Fillimisht në 2019 TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të përpunuara mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet nga fermerët.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë, në një kohë kur bujqësia përballet me një sërë sfidash të tjera, përfshirë kostot e lartë të ushqimit të bagëtive, fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve.

Këto sipas tyre po shkaktojnë një zinxhir pasojash në sektor, që nga ulja e ndjeshme të volumit të përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi./Monitor

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?