Mario Draghi

Qeveria Draghi, rrëzon taksën e sheshtë, kërkon vendosjen e taksës progresive

10 Shkurt 2021, 10:48| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 11:21

  • Share

Kur kanë ngelur vetëm pak orë para se të takohet me presidentin e vendit Sergio Matarella, Mario Draghi, i ngarkuar për krijimin e qeverisë së re, ka shpalosur idenë e tij për reformën tatimore, ku kërkon vendosjen e taksës progresive, pasi sipas tij kjo është një pengesë e madhe për bizneset dhe punëtorët dhe nikon ndjeshëm në rritjen e evazionit fiskal.

”Me taksën progresive ne do të jemi në gjendje të sulmojmë të keqen endemike të evazionit fiskal”, deklaroi Draghi.

Megjithatë një qasje e tillë mund të ndikojë edhe në mbështetjen që mund të marrë nga partitë e tjera, pasi partia e Matteo Salvinit “Lega Nord” është një nga mbështetësit më të mëdhenj të taksës së sheshtë.

Megjithatë Draghi është i vendosur të ulë me çdo kusht nivelin e lartë të evazionit fiska. Ai madje ka bërë fushatë duke kujtuar sesa i kushton vendit, pasojat negative që ka në në biznes dhe konkurrencë dhe mbi të gjitha ndikimin që ka ai në punëtorë. Një nga problemet më urgjente është të arrihet një shtyrje e moratoriumit të diktuar nga Covid për taksat.

Për Partinë Demokrate, ideja e Draghit forcon programin e tij për të përballuar krizën ekonomike dhe sociale, të shkaktuar nga COVID-19.

Mario Draghi, pas konsultimeve me partitë politike në vend do të japë sot vendimin e tij për krijimin e një kabineti të ri qeveritar apo jo, kabinet i cili do të ketë përsipër rimëkëmbjen ekonomike të vendit, pas krizës së shkaktuar nga COVID-19. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?