Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës, bonus 100 euro për pensionistët dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeç

22 Dhjetor 2024, 12:30| Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 12:32

  • Share

Qeveria e Kosovës ka marr vendim të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe fëmijët e moshave nga 0 deri 16 vjet. 

Kjo u konfirmua nga kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media.

Kryeministri, Kurti tha se kjo nuk është vetëm dhurate për fundvit por investim në mirëqenien e fëmijëve pa dallim dhe mbështetje edhe për pensionistët.

Ndërsa, ministri i Financave Hekuran Murati shtoi se nuk ka nevojë për ndonjë aplikim shtesë pasi sipas tij i kanë listat e përfituesve në data bazat e tyre, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë.

 

Murati tha se do të mundohen që gjatë kësaj jave të bëjnë përgatitjet teknike që të ekzekutohen pagesat për këtë javë.

Kjo mbështetje, shënon herën e pestë brenda mandatit të Qeverisë Kurti për pensionistët. /Kosovapress/ 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?