Anulimi mbledhjes së dy qeverive, Kosova: Për herë të parë bëhet në mënyrë të njëanshme nga Rama! PDK: Alarmuese, kemi nevojë më shumë se kurrë për Shqipërinë

13 Qershor 2023, 21:41| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 22:43

  • Share

KOSOVË- Pas anulimit të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, parashikuar për t’u mbajtur nesër në Gjakovë, i menjëhershëm ishte reagimi i qeverisë së Kosovës. Sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziut, anulimi i njëanshëm nga ana e Ramës u bë shkak që mos të nënshkruhen 13 marrëveshjet e reja që ishin parashikuar. Kjo është hera e parë, nënvizon Kryeziu që një takim i tillë bilateral, anulohet në mënyrë të njëanshme.

'Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme.'- njofton qeveria e Kosovës.

Reagime ka pasur edhe nga partia opozitare PDK, e cila e quan anulimin e mbledhjes si alarmuese. Kryetari Memli Krasniqi në rrjetet sociale shkroi se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama vendosi sot anulimin e mbledhjes së 2 qeverive në Gjakovë, pas refuzimit të Albin Kurtit për një takim të një formati më të ngushtë. Rama tha se është 100% kundër qëndrimit të Kurtit për krizën në veri, ndërsa paralajmëroi se plani i rëndë i BE për sanksione mund të vihet shpejt në lëvizje.

Ora 22:01
Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës: Alarmuese, kemi nevojë për Shqipërinë

1679570268_64001679570104xkrasniqi989.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar alarmuese anulimin e takimit të dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka nevojë për Shqipërinë.

‘Alarmuese! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!’- shkruan Krasniqi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vsjejb: 13/06/2023 23:28

    Ky eshte ram tradhtari. Me antikombetar se enver kanceri!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 13/06/2023 23:07

    Nuk ka asgje per tu cuditur, pasi Shqiptaret e Kosoves e kane treguar qe me perbuzjen dhe arrogancen e tyre, pa kuptuar se vendin ku e ulin Bythen e kane fal djegies se Shqiperise per ta dhe askujt tjeter. Natyrisht eshte ajo fjala po mos ishim ne sdo kish turista me speca me vete, por fatmirisht europianet e kaluan numrin e atyre qe vine me speca me vete. Gjithashtu injorini dhr arroganca kane dhe produktin e tyre, i cili eshte .. pa ne as ne hale nuk vini dot...

    Përgjigju
    • Bravo: 14/06/2023 02:00

      Ke shume të drejte ! Kosovaret erdhen në Kukes dhe shqiperi njerez famtastik zona Kukes dhe ktejt shqipëria I strehoj (me forcat shqiptwre jo Sikur sot që jep Eu lek e fonde për azila e Gjona) , kosova duhet të kuptoje se cdo të bëhet nese bëhet parajse fiskale ok nese bëhet shtet neutral Ok por po e harruan se jane shqiptar ja kane hedhur vetëm vetes se tyre ! Ska kosove pa shqiperi

  • Ndergjegja: 13/06/2023 22:55

    O memliefendi te qane shpirti per shokunrama? Po,te besojme. Me shume se ty i qan shpirti kryetarit tend-hashimos ne burgun e Hages. Prapa diellit te korruptuarit e Prishtines@Tiranes! Vullneti i shumices popullit te Kosoves qe ia ka deleguar ALBIN KURTIT@VJOSA OSMANIT do te respektohet edhe nga aleatet perendimore dhe kjo do i hedhe ne koshin e plehrave te korruptuarit antihumane qofshin ne Prishtine apo edhe ne Tirane. Kete ju po ndjeni si minjte para termetit.

    Përgjigju
    • Malok koketrashe: 14/06/2023 03:43

      Keta lloj pellazgesh te epokes se gurit jane shume te trashe dhe nuk e kuptojne qe ky patriotizmi i semure dhe i pakiptimte ka qene, eshte dhe do te jete mallkimi shekullor i shqiptreve

  • Pali: 13/06/2023 21:45

    Mire e keni ju mer xhan por nuk i punon me kallami shokut Rama.

    Përgjigju
    • Taip: 13/06/2023 22:13

      O Pali o palikari....po ky kurti kaq kallam te madh ka ..O trim kurti o kosovar

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?