Harta e projektit të rrugës Tetovë-Prizren

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren

29 Nëntor 2023, 10:45| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 10:47

  • Share

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka njoftuar se ditën e djeshme (28 Nëntor) në mbledhjen e Qeverisë u miratua marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Grubi tha se ata fillojnë zyrtarisht procedurat për realizimin e këtij projekti që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Në ditën e sotme festive të 28 nëntorit, vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare!

Dua të ndaj me ju një lajm të bukur, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren duke shënuar kështu zyrtarisht fillimin e procedurave për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?